Inspektorati shtetërorë: Atanasov pa diplomë të pranueshme është bërë drejtor i Ujësjellësit

Inspektorati shtetërorë për punë, konfirmoi se Aleksandar Atanasov  pa diplomë të pranueshme në Maqedoni, është drejtor i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, njofton TV21.

Sindikata e punëtorëve, ka dërguar ankesë deri te inspektorati shtetëror në lidhje me procesin për zgjedhjen e drejtorit të ndërmarrjes publike. Pas kryerjes së inspektimit u konstatua që gjatë kohës së sjelljes së vendimit të zgjedhjes së drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, Atanasov nuk ka dorëzuar dëshmi  për kryerjen e shkollimit të lartë sipas kërkesave të  konkursit si dhe nuk ka dërguar dëshmi nëse ajo diplomë është e pranueshme në Maqedoni në përputhshmëri me procedurën e paraparë me ligj.

Inspektorati shtetërorë ka dhënë tregues deri te kryetari i Qytetit të Shkupit që ta shqyrtoj vendimin e tij në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, dhe të sjell vendim në përputhshmëri me autorizimin e tij. Për ndryshe, Atanasov është emëruar për drejtor më 11.02.2015 me vendimin e kryetarit të Shkupit dhe ka dërguar përkthim të diplomës për kryerjen e shkollimit të lartë në New York, State Collage, i cili nuk gjendet në listën e Shangait të 500 universiteteve më të mira në botë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button