Këngët e Laurës

Në s’është dashuri e ç’është pra, e ç’ndiej?
në është dashuri, e ç’është dashuria?
në është e brishtë, e ç’na vdes në ashpërsira?
në djeg me zjarr, me ç’ëmbëlsi na deh?

Në desha vetë, tani pse rri e qaj?
Në rashë keq e kujt t’i lutem vallë?
E keqe e këndëshme, o vdekje, vdekje e gjallë,
kur s’kam asgjë, përse gjithçka po mbaj?

Dhe nëse bart nje dhimbje kaq të madhe,
përkundër erës varka ime shkon
në det me dallg’, pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtë në mendim,
as vetë s’e di tani se çfarë kërkoj
kam ftoht’ në verë, në dimër përvëlim!

Pjesa CXXXII nga sonetet e Petrarkës,
Këngët e Laurës

Lajme të ngjashme

Back to top button