Rasti “Almiri”, sot dëshmoi eksperti mjekoligjor

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu ku u dëgjuan deklaratat e dy ekspertëve të tjerë ligjorë nga Klinika Universitare e Psikiatrisë, Zoja Babinkostova dhe Makta Manuellovska. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha se edhe kësaj radhë ekspertët ligjor tentonin të mbrojnë të akuzuarin Boban Iliq duke dëshmuar se i njëjti veprën penale e ka kryer pa paramendim. Madje, Alispahiq sot kishte vërejtje ndaj ekspertëve ligjor duke shtuar se nuk janë mjekët ata që duhet ta shfajësojnë të akuzuarin Boban Iliq për veprën për të cilën ngarkohet, njofton Alsat M.

“Nga ajo që dëgjuam sot, e përsëris edhe njëherë se ekspertët ligjor Branisllav Stefanovski dhe mjekja Zoja Babinkosotova tentojnë ti ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq me atë që në njëfarë mënyrë po konstatojnë se i njejti veprën penale për të cilën akuzohet e ka kryer pa paramendim. Vlerësojmë se personat ekspert në mënyrë joprofesionale mundohen të konstatojnë të drejtën rreth paramendimit – deklaroi avokat i familjes Aliu Asmir Alispahiq.

Seanca gjyqësor e radhës për rastin e vogëlushit Almir Aliu është caktuar për 25 maj. Për seancën e radhës, avokati Alispahiq nga gjykatësja kërkoi që sërish të paraqitet eksperti ligjor Branisllav Stefanovski dhe të sqarojë edhe njëherë ekspertizën të cilën në seancën e kaluar gjyqësore nuk e kishte të plotë. Gjykimi për vrasjen e Almir Aliut ka nisur më 15 shkurt me dëshminë e nënës së Almirit e cila ka thënë se i akuzuari  Boban Iliq ka tentuar ta likuidojë gjithë familjen Aliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button