Kosovë: Komisioni i Kuvendit i jep dritën jeshile ligjit për ushtri

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit (37 sish) është bërë në një varg mbledhjesh paraprake, ndërkaq, qëllimi i takimit të sotëm është procedimi i mëtejmë i projektligjit. Ai po ashtu sqaroi se me vendimin e sotëm lidhur me këtë projektligj, Komisioni do të përmbushë obligimet e tij kundruall përgjegjësive që ka, transmeton Koha.net. 

“Në favor të procedimit të mëtejmë, në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendnit, përpos deputetit Bojan Mitić nga Lista Serbe, u shprehën të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Në mbledhje nuk ishte i pranishëm deputeti Rexhep Selimi, por, për qëndrimin e tij lidhur me këtë projektligj bëri të ditur kryetari i Komisionit, Haradinaj. Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Haradinaj njoftoi se, deputeti Selimi gjendet për vizitë në Republikën e Shqipërisë, ndërkaq, nëpërmjet telefonit ka deklaruar qëndrimin e tij në mbështetje të procedimit të mëtejmë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button