Gratë me mbulesë diskriminohen në Gjermani

Shefi i Departamentit për Luftimin e Diskriminimit të qeverisë gjermane, Christine Lüders, tha se gratë me mbulesa po diskriminohen në fusha të ndryshme të jetës.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) Lüders tha se në Departamentin për Luftimin e Diskriminimit që nga viti 2006 kanë parashtruar kërkesë më shumë se 300 gra me mbulesë, por që në krahasim me atë se në këtë institucion po vazhdojnë punimet lidhur me 21 mijë aplikime për diskrinimin, atëherë sipas tij, mund të thuhet se ky numër nuk është edhe aq i madh.

Mirëpo Lüders tha se ky numër nuk e reflekton gjendjen aktuale dhe se kjo lidhet që shumë persona nuk ngrenë zërin kundër padrejtësisë ose pranojnë viktimizimin për shkak se nuk dinë ku të marrin mbështetje.

“Muslimanet me mbulesa po përjetojnë diskriminime në forma të ndryshme. Viktimat tregojnë se po përjetojnë diskriminim në aplikimet e tyre për punë ose punë praktikë. Disa gra të tjera tregojnë se kanë vështirësi në gjetje të vendbanimit ose që nuk lejohen të hyjnë në sallone të sporteve për shkak të mbulesës”, tha Lüders.

Duke vënë në dukje se punëdhënësit nuk kanë ndonjë arsyetim për mospranimin e grave me mbulesë në punë ose punë praktike, Lüders tha se kandidatët për punë nuk duhet të vlerësohen në bazë të pamjes së jashtme ose në bazë të asaj se cilës fe i takon.

Ai tha se në vendimin e fundit të Këshillit të Drejtësisë së BE-së është lejuar vendosja e ndalimit për mbulesë për punëdhënësit të cilët arsyetojnë qëndrimin e objektivitetit. Lüders tha se “Unë e kritikoj këtë vendim dhe shpresoj që punëdhënësit nuk do të praktikojnë atë”.

Ai po ashtu tha se punëdhënës të shumtë vetëm se nuk e kanë praktikuar këtë vendim, duke e ditur se njerëzit nuk duhet të diskriminohen dhe se shumëllojshmëria është në favor të tyre.

Lüders po ashtu iu përgjigj pyetjes lidhur me atë që në disa shtete në Gjermani për shkak të “ligjit të paanshmërisë (objektivitetit)” nuk po lejohet që mësimdhënëset me mbulesa të hyjnë në orët mësimore.

Ai tha se “Gjykata Supreme ia ka lënë qeverisjes së shteteve për zbatimin apo jo të këtij vendimi dhe theksoi se për ndalimin e simboleve fetare duhet të tregohet një arsyetim i mirë. Pse një mësimdhënës të mos vë kryq apo mbulesë? Në përgjithësi shoh se në Gjermani ka një qëndrim kundër fesë. Për mua askush nuk duhet ta gjykojë besimin e tjetrit. Çdo nxënës hebre i cili vë kapelë në kokë duhet të shkojë në shkollë pa u frikuar, në të njëjtën mënyrë kjo vlen edhe për vazjat muslimane me mbulesa”.

Lidhur me këtë, Lüders tha se Departamentit për Luftimin e Diskriminimit jep shërbime juridike falas. “Ekipi ynë shqyrton se a ka të bëjë ajo çështje me një diskiriminim. Po ashtu marrim opinione nga kompanitë dhe sallonet e sportit. Në raste të shumta edhe kjo është efektive. Nëse nuk është viktimat mund të hapin padi. Për fat të keq në drejtësinë gjermane as për neve e as për ndonjë shoqatë tjetër nuk na lejohet të jemi pranë këtyre grave”, tha ai.

Lidhur me pyetjen se “Sipas shoqatave muslimane gratë që mbajnë mbulesa në jetën e tyre të përditshme dhe në rrugë ballafaqohen me sulme të ndryshme, a po reflektojnë këto tek ju?”, Lüders u përgjigj se “Në mënyrë individuale po. Ka edhe sulme armiqësore ndaj hebrenjëve. Në këto raste ne u sugjerojmë viktimave që në mënyrë urgjente të aplikojnë në prokurori. Çdo lloj i dhunës është vepër penale dhe në mënyrë sa më të shpejtë duhet të bëhet kërkesë penale”.

Lidhur me atë se çfarë duhet bërë që këto ngjarje të mos ndodhin, Lüders tha se “Jam shumë i kujdesshëm në lidhje me këshillat, për shkak se politikanët shpesh provokojnë popullin. Po e përcjelli me shqetësim populizmin e ri në Evropë, ku politikanët po mendojnë se besimi i tyre ose kombi i tyre është më i mirë se i të tjerëve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button