Mehmeti: Ende është herët të bisedojmë për koalicion

“Mendoj se është ende herët që të japim vlerësim përfundimtar se si do të duket ajo, pasi kemi ende ditë nga fushata zgjedhore. Mendoj se analizat e tilla duhet tek tani  t’i bëjmë, duke filluar nga 28 prilli. Në këtë moment, mendojm se është ende herët, veçanërisht pasi jemi në fushatë, që të japim ndonjë lloj vlerësimi se si do të dukej qeveria e re, pasi megjithatë kjo ndikon te votuesit, në kuptim pozitiv ose negativ”, ka thënë Ermira Mehmeti, për REL, në pyetjen se a do të formojë qeveri VMRO DPMNE dhe BDI, dhe a do të ketë krizë që në fillim. 

Në pyetjen nëse sërish e formoni qeverinë me partnerëin e deritanishëm të koalicionit, a do të kërkojë BDI që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar, Mehmeti është përgjigjur: 

“Ai që është qëllimi ynë dhe strategjjia e vetme tani, është që të arrijmë të sigurojmë numër më të madh të mandateve nga trupi votues shqiptar. Na vjen keq që rivali ynë më i madh i PDSH-së është i fragmentarizuar dhe nga brenda vuan nga disa konflikte dhe përplasje të brendshme. Në këtë kuptim, ndoshta gara nuk është korrekte, pasi që edhe po garojnë edhe brenda edhe jashtë, por po përpiqen të garojnë edhe në zgjedhje. Sidoqoftë, neve asgjë nuk na dëshpëron, plani ynë, ideja jona është që në këto zgjedhje të fitojmë maksimumin e votave shqiptare”.

Lajme të ngjashme

Back to top button