Akademiku maqedonas e dënon dhunën në Kuvend

Në shënimin e 114-të vjetorit nga vdekja e revolucionarit Goce Dellçev, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve nuk munguan edhe porositë politike, njofton Portalb.mk.

Akademiku Vllado Kambovski e dënon dhunën e përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pret dënim të ashpër për kryerësit e dhunës si dhe ka thënë se duhet të respektohen Kushtetuta dhe ligjet.

“Mjaft ishte vullneti i palogjikshëm dhe pushteti i papërgjegjshëm i institucioneve të politizuara, mediave, çerdheve nga korrupsioni dhe krimi i organizuar nga drejtësia e verbër nga pabarazia nga ndarjet partiake, sociale me përhapjen e urrejtjes dhe armiqësisë. Mjaft ishte arsimimi i shkatërruar, maltretimi mizor i shkencës dhe dijes i mosrespektimit të dinjitetit njerëzor. Mjaft ishte thirrja e popullit në krim sepse populli dhe traditat janë më të vjetra nga partia për atë ata që e ftojnë popullin duhet të kenë kujdes”, deklaroi akademiku Kambovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button