Han pas takimit me Xhaferin: Fokusi duhet të jetë në formimin e Qeverisë së re (FOTO)

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot është takuar me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, gjatë funksionit të tij prej kryetari në Bruksel, njofton Portalb.mk.

Mihaell Karnitshnig, shefi i kabinetit të Johanes Han ka njoftuar se Han ka porositur se dhuna në Kuvend është e papranueshme dhe se tash duhet të punohet për formimin e Qeverisë së re.

“Johanes Han me folësin e ri të Kuvendit të ish republikës Jugosllave të Maqedonisë, Xhaferi: Dhuna në Kuvend është e papranueshme. Kuvendit duhet t’i mundësohet të punojë  dhe të arrijë deri te institucionet. Fokusi duhet tash të vendoset në formimin e Qeverisë”, tha Karnitshnig.

Krahas kësaj, Han nëpërmjet komunikatës së publikuar pas takimit duke mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit ka shprehur edhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian (BE) për bashkëpunim në zbatimin e reformave evropiane përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Përzhinos.

“Duke mirëpritur zgjedhjen e Tala Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka shprehur gatishmërinë e BE-së të punoj me të për të zbatuar reformat e BE-së, përfshirë implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtësituatë gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së,  pritet që të luajnë më tepër rol konstruktiv se sa obstruktiv dhe duhet të përmbahen nga qëndrimet dhe veprat provokuese”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi vizitën e parë zyrtare në Bruksel.

“Në takimet e kryetarit Xhaferi edhe njëherë do të riafirmohet angazhimi jonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe rolin e Kuvendit në ato procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t’i njoftojë baskëbiseduesit e tij me gjendjen te ne, me theks të veçant të vazhdimit të procesit për formimin e Qeverisë si rezultat si shumicës parlamentare, e cila del nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e shprehur në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button