Dhuna në Facebook: Rrjeti social punëson edhe 3,000 punëtorë

Rrjeti social Facebook tha se do të punësojë edhe 3,000 punëtorë në gjithë botën për të hequr nga ueb-faqja përmbajtjet e dhunshme, si: vrasjet apo vetëvrasjet, shkruan REL.

“Kemi parë njerëz që lëndojnë veten ose të tjerët në Facebook – ose ‘live’ ose në video të postuara më vonë. Është e dhimbshme dhe kam menduar se si mund ta bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Duhet të përgjigjemi shpejt”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Komentet e tij vijnë një javë pasi një burrë tajlandez transmetoi direkt pamjet duke vrarë vajzën e tij të mitur, përpara se të vriste veten.

Tremijë punonjësit e rinj do ta çojnë në 4,500 veta ekipin monitorues të Facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button