Delegacion i lartë i Ambasadës së SHBA vizituan në spital liderin e LR-PDSH, Ziadin Sela

Pas vizitës kreut të LR PDSH-së në dhomën e tij, delegacioni i lartë i Ambasadës së SHBA-ve në krye me këshilltarin e lartë Amerikan Lewy R. Smiley, zhvilloi takim me nënkryetarin e LR PDSH-së Agon Ferati dhe disa anëtarë të Kryesisë të Qendrore të partisë.

Në këtë takim Agon Ferati nga afër informoi këshilltarin e lartë Amerikan Lewy R. Smiley për ngjarjet e fundit në parlamentin e Maqedonisë, ku më keq e pësoi lideri Sela.

Ai më tej informoi këshilltarin politik të SHBA-ve se cak i sulmit të huliganëve ka qenë pikërisht Ziadin Sela dhe kërkoi që huliganët dhe banditët të cilët e realizuan këtë skenar duhet të nxirën para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, njoftojne nga kjo parti.

Ferati po ashtu e informoj z.Smiley se LR PDSH si subjekt politik gjatë gjithë kësaj periudhe ka kontribuar në stabilizimin e situatës politike duke u bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë gjakftohtësinë dhe duke bërë apel që ky sulm mos tejkalojë në urrejtje ndëretnike dhe ti përkeqësojë marrëdhëniet ndëretnike sepse kjo është loja që dëshiron pushteti në këtë moment.

Urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtij aksioni do të nxirren përpara drejtësisë së shpejti!

Në fund përfaqësuesit e LR PDSH-së falënderuan delegacionin e lartë të Ambasadës së SHBA-së për kontributin politik të tyre, si dhe ambasadorit Amerikan Xhes Bejlin, për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe instalimin e vlerave demokratike ne RM, njoftojne nga kjo parti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button