Befasojnë Shkëndija e Vardari, Renova nuk ndalet

Xhiroja e 31 e Ligës së Parë të Maqedonisë, ka sjellë shumë rezultate befasuese, ku ekipet e kreut kanë pësuar disfata. Befasia më e madhe erdhi në fitoren e ekipit të Pobedës dhe barazimin e Bregallnicës, ekipe këto që po kërkojnë të shpëtojnë nga rënia në kategori më të ulët.

Në duelin mes Pobedës dhe Shkëndijës askush nuk e kishte pritur një rezultat të tillë, por ja që ndodhi një gol i shënuar në minutën e 25-të, të sjell tri pikë të mëdha për skuadrën vendase, ndërsa Shkëndija tani më është dorëzuar plotësisht nga ndjekja e Vardarit të vendit të parë që ka barazuar në minutat e fundit ndaj Bragllnicës. Në këtë ndeshje Vardari kishte epërsi me rezultat 0:2, që më ps të vjen përmbysja e nikoqirëve për të avancuar me rezultat 3:2, edhe pse kishin në një pjesë të ndeshje një futbollist më shumë. Vardari barazon në minutat shtesë, ndërsa pak para fundit karton të kuq merr braziliani Felipe.

Renova i ka marrë tri pikë të plota ndaj Shkupit që në këtë ndeshje kishte luajtur me futbollistë të rinj, shkaku i shumë të lënduarve në skuadër. Edhe pse Shkupi kaloi në avantazh në minutën e 5-të me golin e Bunjamin Shabanit, Renova më pas arriti të barazoj në minutën e 29-të, me Petkovskin. Rast për të ngritur epërsinë kishte Renova në minutën e 32-të, kur nga pika e bardhë nuk shënoi Nuhiu. Por Renova siguroi fitoren me golin e Valmir Nafiut në minutën e 60-të.

Rabotniçki edhe në ndeshjen ndaj Pelisterit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1, ndërsa Sileksi është ekipi i vetëm që ka marrë tri pikë si mysafire, duke e mundur Makedonija Gj.P. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button