Putin: Zhvillim i tërësishëm dhe i sigurt i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Turqisë

Stabilizimi gradual i gjendjeve të brendshme politike në Turqi do të krijojnë kushte për zhvillim të sigurt të marrëdhënieve me Rusinë, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin në fillim të takimit me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan në rezidencën në Soçi.

Putin theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë në tërësi ripërtërihen dhe marrin “karakter të posaçëm”, duke shtuar se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen “sipas planit”.

“Mirë është që kemi mundësi që me kohë të takohemi dhe të bisedojmë për çështjet kyçe nga bashkëpunimi bilateral, por edhe për çështjet e rëndësishme nga agjenda ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çështjet urgjente, siç është kriza siriane”, theksoi Putin.

Erdogan u pajtua se të dy liderët kanë mundësi të mirë të bisedojnë për të dy aspektet – bashkëpunim bilateral dhe çështje rajonale.

“Jam i sigurt se këto hapa të cilët së bashku do t’i ndërmarrim do ta ndryshojnë fatin e gjithë rajonit”, potencoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button