Fondacioni Metamorfozis kremton ditën e lirisë së shprehjes

Fondacioni Metamorfozis ka shënuar sot 3 majin, Ditën ndërkombëtare të lirisë së shprehjes duke uruar të gjithë ata që luftojnë për lirinë e shprehjes dhe mbrojnë të drejtat e njeriut anekënd botës.

“Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë vitale për ngritjen e dijes, rritjen e mundësive ekonomike dhe potencialit njerëzor. Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim se liria e shprehjes dhe liria e mediave kontribuon drejtpërdrejt në kualitetin e vendimeve të politikë-bërësve duke mbajtur gjallë diskursin publik, dhe duke u shërbyer qytetarëve informata të drejta, të verifikuara dhe në kohë. Megjithatë mediat duhet vazhdimisht të kërkojnë të përmirësojnë standardet e tyre të raportimit dhe njëkohësisht jo vetëm të informojnë por edhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në promovimin e të drejtave të njeriut.” u shpreh për Portalb.mk, drejtori i Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Gjithashtu, ky Fondacion përkrah mendimin se liria e mediave dhe liria e shprehjes janë kyçe për zhvillimin e mëtejmë të potencialit njerëzor ndërsa mbetet i përkushtuar për krijimin e mundësive për qasje në informata dhe për dhënien e kontributit në krijimin dhe përçimin e ideve.

Duhet cekur se edhe në kohët më të vështira të cenimit të lirisë së shprehjes dhe presionit kundër mediave të pavarura dhe shoqërisë civile në Maqedoni, Fondacioni Metamorfozis ka kontribuuar në zhvillimin e demokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë me projektet për informimin e drejtë dhe të paanshëm si dhe në edukimin e qytetarëve. Projektet e tilla janë: Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, portali i lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk, agjencia e lajmeve Meta.mk, dhe të tjerë.

LEXO: Dita Botërore e Lirive të Mediave: Në Maqedoni mbyllen gazeta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button