Iphone mund të bllokohet vetëm me një prekje

Telefonat e mençur të kompanisë Apple, Iphone tani mund të bllokohen vetëm me një prekje.

Të pasionuarit ndaj teknologjisë kanë gjetur mënyrën se si ta ‘ngrijnë’ telefonin e mençur Iphone vetëm me një prekje, duke e bërë atë të papërdorshëm.

Nëse me të vërtetë dëshiron që të bllokosh ndonjë telefon të Apple, gjithë çfarë duhet të bësh është të hapësh dritaren e qendrës së kontrollit. Kjo hapet duke rrëshqitur me gisht nga poshtë lart në sipërfaqen e ekranit.

Më pas vetëm duhet të prekësh tri opsione të menysë dhe kjo do të ta bëjë telefonin fare të padobishëm, pra do jetë jofunksional.

Tani kompania Apple duhet të merret shumë me këtë problem në mënyrë që t’i mbajë edhe më tutje të kënaqur klientët e saj, pasi në fund të këtij viti pritet që kjo kompani të hedh në treg Iphone 8.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button