Zhernovski për Gruevskin: I guximshëm dhe i fortë pas telefonit ndërsa frikacak dhe qyqar në Gjykatë

“I guximshëm dhe i fortë pas telefonit ndërsa frikacak dhe qyqar në Gjykatë, ish kryetari i Qeverisë, tani kryetari i partisë më të madhe opozitare përsëri iki prej drejtësisë. E gjithë këtë e bën sepse fshihet pas gjykatës së politizuar, për mua dhe për të gjithë ne nuk ka asnjë dilemë”, tha kryetari i Komunës Qendër, Zhernovski, njofton Portalb.mk.

Ai ka përsëritur se që të mund të dalim nga kriza duhet të sanksionohet kryerësit e krimeve.

“Këto janë çastet e fundit të Nikolla Gruevskit, besoj çastet e fundit të Gjykatës së politizuar. Ky gjykim është dëshmi se nuk është e vërtetë ajo që e ka thënë në opinion se asnjëherë nuk ka ftuar për dhunë sepse opinioni mundeshte qartë të vërtetojë si është Nikolla Gruevski. Shpresoj se e drejta do të fitojë, se do të dënohet ai dhe të gjithë ata që i ndihmojnë në këto krime sepse pa sanksionim nuk mund të shpresojmë se do të dalim nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia. Akoma besoj se do të dënohen ata që e kanë kryer dhunën, sepse një dekadë ndodhemi nën teror të cilin e organizon dhe zbaton Nikolla Gruevski”, tha Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button