Talat Xhaferi hyn në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, BE e gatshme për bashkëpunim me të (FOTO-VIDEO)

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot e ka marrë zyrtarisht kabinetin e kryetarit të Kuvendit me këtë rast për vizitë zyrtare tek ai ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

“Ai së bashku me anëtarët e kabinetit të tij dhe me shërbimet e punës së Kuvendit punon në të gjitha çështjet formale-administrative që duhet patjetër të bëhen për funksionim normal dhe për kryerjen e funksioni si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vetë akti i dorëzimit është kryer normalisht si i ka hije parimeve të Parlamentit”, thuhet në deklaratë.

Nga kabineti i Shtëpisë ligjvënëse informuan edhe për takimin që Xhaferi e kishte me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropjan, Samuel Zhbogar, Xhaferi e njoftoi  se “me marrjen e funksionit do të punojë për përforcimin e proceseve demokratike”.

“Nga ana e vet, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se ai me marrjen e funksionit, para se gjithash, do të punojë për përforcimin e proceseve demokratike dhe arrtitjen e plotë të parimeve të demokracisë parlamentare për funksionimin e Kuvendit si Shtëpi ligjvënëse. Kryetari Xhaferi theksoi se pret që së shpejti të formohet Qeveria dhe pastaj të gjithë së bashku, duke e respektuar para se gjithash, pavarësinë e të gjitha degëve të qeverisë të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe për të arritur qëllimet tona strategjike, dhe ato janë anëtarësimi në BE dhe NATO,”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

“U takuam me kryetarin e ri të Kuvendit. Shprehi gatishmërinë e BE-së për të punuar në reformat e nevojshme për integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Zhbogar në Twitter.

Në një deklaratë tjetër, pas takimit Zhbogar tha se deri më tani është humbur shumë kohë dhe se duhet që të vazhdohet me procesin e reformimit të institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë.

“Erdha në Kuvend që të takohem me kryetarin Talat Xhaferi dhe të shprehë gatishmërinë tonë për bashkëpunim me Parlamentit dhe me atë për reformat e nevojshme, për vendin që të mund të lëvizë përpara. Shumë kohë është humbur dhe tani është koha që të vazhdohet më tej, është koha që të vazhdohet procesi i formimit të institucioneve, përfshirë edhe Qeverinë, që të mund të punojmë në çështjet e rëndësishme për shtetin, si reformat dhe restaurimi i ekonomisë. Me Xhaferin diskutuam për punët e ardhshme. Diçka që vlerësoj se është shumë e rëndësishme është që të arrihet deri te të gjithë në shoqëri, në Parlament dhe të gjithë të pajtohen rreth prioriteteve në shtet, të cilët janë prioritet edhe të BE-së që vendi të lëvizë drejt rrugës euro-atlantike”, tha Zhbogar.

Xhaferi - Zhbogar
Xhaferi – Zhbogar

Sot në mëngjes në derën e kryetarit të Kuvendit është fshirë emri i kryetarit paraprak, Trajko Veljanoski. Ashtu siç raporton gazetarja e Portalbit, edhe sigurimi i cili dje nuk lejonte që të futet në kabinet Xhaferi, sot është ndërruar.

Video:TV21

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button