Erdogan i kërcënohet BE-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i nisë bisedimet mbi aspektet e ofertës së Turqisë për t’u bashkuar me BE – në duke paralajmëruar se në të kundërtën, Ankaraja nuk do të ketë më për çfarë të diskutoj me Unionin dhe mund t’i thotë “lamtumirë”, përcjell Koha.net.

Komentet e Erdoganit pasuan deklaratat e Komisionerit për zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn i cili tha se Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit ia ka kthyer shpinën anëtarësim në BE.

“Tani e tutje nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç hapjes së kapitujve që nuk janë hapur ende”, tha Erdogan gjatë një ceremonie në Ankara ku po festohej kthimi i anëtarësisë së tij në Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Ai tha se nëse Bashkimi Evropian nuk i hap këto kapituj si referencë për aspekte të veçanta të procesit të anëtarësimit – atëherë “lamtumirë”.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Kishte deklaruar se Turqia, nën udhëheqjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, ia ka thyer shpinën anëtarësimit në Bashkimin Evropian, së paku tash për tash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button