KE refuzoi t’i kthejë vizat për qytetarët e SHBA-së dhe Kanadasë

Komisioni Evropian sot refuzoi të pajtohet me rezolutën e Parlamentit Evropian, me të cilën iu bë thirrje që të japë rekomandim për ripërtëritje të regjimit të vizave me SHBA-në dhe Kanadanë.

Komisioni saktëson se do të konsideroj në arritjen e progresit në punën e përbashkët me Këshillin e BE-së, me PE-në dhe me autoritetet në të dy shtetet nga Amerika Veriore, njofton BTA.

KE shton se gjatë qershorit pason takim i përfaqësuesve të pesë shteteve nga BE-ja, për qytetarët e të cilave SHBA-ja ende kërkon viza – Bullgaria, Rumania, Kroacia, Polonia dhe Qiproja.

Në kumtesën e KE-së thuhet se SHBA-ja nga pesë shtetet e BE-së pritet ta përshpejtojnë “punën e domosdoshme të përmbushjes së kërkesave që kanë mbetur”.

KE-ja vëren se Kanadaja tanimë ka filluar me heqjen e vizave për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Komisioni e citon eurokomisarin për shtetësi dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopulos, sipas të cilit, qëllimi i KE-së është heqje e vizave në bazë të “diplomacisë së durimit”.

“Dialogu me partnerët tanë strategjik është rruga e vërtetë, nëpër të cilën do të vazhdojmë”, shtoi Avramopulos.

KE është në qëndrimin e kthimit të vizave për qytetarët e SHBA-së dhe Kanadasë do të ishte kundërprodhuese dhe nuk do të shërbejë për arritje të qëllimit.

PE-ja në mars insistoi që Komisioni ta porosisë Këshillin e BE-së përkohësisht të kthehen vizat për qytetarët e SHBA-së dhe të Kanadasë, në afat prej dy vitesh. Arsyeja ishte që qytetarët e pesë shteteve të theksuara të BE-së janë të vetmet në Union për të cilët kërkohen viza për Amerikën Veriore.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button