Pasqyra më e madhe natyrore në botë (Video)

Në botën ku koha fluturon, ku njerëzit punojnë sa më shumë që munden, ku stresi është pjesë e çdo njeriu, zgjedhja për të shkuar diku ku prioritet është qetësia që ju ofrohet, është më e mira.
Në Bolivia, pranë kufirit me Kilin, është një komunitet i vogël i cili ndër aktivitetet kryesore ka kripën e minierave, transmeton lajmi.net

Para 40 mijë viteve, kjo zonë e thatë ka qenë pjesë e një liqeni që mbulonte pjesën më të madhe të Andeve. Tani është liqeni me desert kripe më të madhe në botë.

Bolivia jug-lindore është vendi kripor më i madh në botë, “Uyuni Salt Flat”. Kripa mbulon një sipërfaqe prej 10.582 km2. Në një lartësi prej 3.653 metra mbi nivelin e detit, është si një det statik i prekur nga erërat e jugut.

Ashtu si çdo shkretëtirë tjetër, kushtet e motit në Uyuni Bolivia janë ekstreme, nga temperaturat ngrirëse të natës deri në diell të shkretë.

Në shkretëtirë vetë, ju mund të gjeni disa hotele të cilat janë bërë nga tulla kripe, duke përfshirë shtretër, karrige dhe bare. Gjithçka është bërë nga kripa! /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button