Një tren goditi një veturë, shoferi në rrezik për jetë

Një tren ndërkombëtar i udhëtarëve i cili qarkullon në relacionin Shkup – Prishtinë dje pasdite ka goditur në automjetin e udhëtarëve “ford fiesta”, i drejtuar nga D.S. (77) nga Shkupi, njoftoi policia.

Shoferi i fiestës është lënduar rëndë dhe është në rrezik jetë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 16:30 në pjesën e hekurudhës midis stacioneve hekurudhore Gjorçe Petrov dhe Vollkovë, ndërsa D.S. me ndihmë urgjente mjekësore është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekip nga SPB Shkup. Gjatë ekspertizës, nga ora 16:30 deri në orën 20:04, komunikacioni hekurudhor ka qenë në ndërprerje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button