Lojërat e VMRO-DPMNE-së në Kuvend – “pjesa III” (FOTO+VIDEO)

Pas bllokadës së fltores së Kuvendit, hyrjes së dhunshme nga përkrahësit e tyre, VMRO-DPMNE, sot ka nisur lojë të re – uzurpim të zyrave në Kuvend. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot tërë ditën e kanë bllokuar kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë që të mos lejojë hyrjen e funksionarëve dhe gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Pas lëshimit të hapësirave nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, deklaroi se “procedurat patjetër duhet të respektohen”, ndërkaq për hapat e mëtutjeshëm “opinioni do të njoftohet në kohë”.

18280196_10208862840355637_985182792_n 18281022_10208862874436489_940410844_n

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se “Talat Xhaferi është institucion në vetë. Kryetar është institucioni, nuk është zyra”, duke shtuar se presin që emërimi i kryetarit të ri të Kuvendit të shpallet në Gazetën Zyrtare që të mundet kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi t’i kryej detyrat e ardhshme.

“Sot bashkë me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferin, kemi ardhur në ora 08:30 për të kryer punët tona ditore administrative, me këtë rast kryetari i ri i nënshkroi të gjitha udhëzimet administrative për shërbimet në Kuvend për t’ia mundësuar punën e tij në kabinetin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat janë të dërguara deri te sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, janë të arkivuara me numër të arkivit dhe të protokolluara në përputhje me Rregulloren dhe ligjet. Jemi në pritje të realizimit të asaj urdhërese të kryetarit të ri të Kuvendit për të mundësuar punën normale dhe funksionimin normal të Kuvendit”, tha Grubi.

Ai shtoi se kanë marrë përgjigje nga sekretari i përgjithshëm, i cili kërkoi që vendimi për shpalljen e kryetarit të ri të Kuvendit, të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe më pas, si[ tha ai, ata do të veprojnë në përputhje me kërkesat e kryetarit të ri.

Në lidhje me atë se kur do të thirret seanca e re kuvendore, Grubi tha se “seanca do të thirret atëherë kur do të vlerësojë kryetari i ri Talat Xhaferi”.

Përgjigje identike dha Grubi dha edhe për atë se Talat Xhaferi kur do ta njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se është siguruar shumicë parlamentare për dhënien e smandatit për formimin e Qeverisë.

Të kontaktuar nga Portalb, LSDM deklaroi se nuk do të japin deklarat# për media pasi që nuk ndodhen fare në Kuvend.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Milloshovski, paraprakisht në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një fotografi me mbishkrimin se VMRO-DPMNE vazhdon me qëndrimet e tyre:

  • Çdo deputet ka mandat dhe detyrë që ta respektojë dhe mbrojë Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë
  • Kundër deputetëve të LSDM-së, Muhiq dhe Misovski, të cilët kanë ndërmarrë hapa jo-rregullor, me çka kanë shkaktuar dhunë do të dorëzojnë padi penale.
  • Maqedonisë tani nuk i duhet kryetar jo-legjitim i cili mund të shkaktojë dëme dhe pasoja të pariparueshme
  • Platforma e Tiranës nuk është me e rëndësishme se Rregullorja e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetuta
  • Deputetët në Kuvend kanë mandat nga qytetarët dhe ata janë bartës të sovranitetit të Maqedonisë dhe qëndrimi i tyre është ëmë i rëndësishëm, pa marrë parasysh se a është shprehur në zgjedhje apo protesta demokratike
  • As dhuna politike, as dhuna fizike në Kuvend nuk janë arsyetim, por as për shkak dhunës së individëve dikush ka të drejtë që popullin paqedashës ta quaj terrorist

Sigurimi parlamentar sot ka bllokuar gazetarët që të hyjnë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Jo-zyrtarisht mësohet se deputetët e VMRO-DPMNE-së, paraprakisht e kanë uzurpuar kabinetin zyrtar të kryetarit të Kuvendit, të cilin duhej ta merr kryetari i posazgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Talat Xhaferi, sipas informatave jo-zyrtare, tani për tani ngelet që punën e kryetarit të Kuvendit ta kryej nga ndonjë zyrë tjetër, por nuk do të mund të dërgojë letër zyrtare deri te presidenti Gjorge Ivanov, për ta kërkuar mandatin e formimit të Qeverisë, pasi që vulat kuvendore ende janë në duar të kryesuesit të seancës konstituive, Trajko Veljanovski.

I kontaktuar nga Portalb.mk, Xhaferi nuk ka folur asgjë në lidhje me situatën në Kuvend.

“Ju lutem s’kam kohë as shkurt të flas”, tha për Portalb, Xhaferi.

Në vijim mund ta përcillni videon e gazetares së Portalb.mk, ku sigurimi parlamentar ka bllokuar hyrjen në kabinetin zyrtar të kryetarit të Parlamentit:

One thought on “Lojërat e VMRO-DPMNE-së në Kuvend – “pjesa III” (FOTO+VIDEO)

  1. VMRO-së i përsërritet historia.Ajo që nga themelimi ka qenë organizatë teroriste dhe ka mbetur si e tillë.
    Të gjitha problemet që kanë ndëdhur në Kuvendin e Maqedonisë kanë qenë të shkaktuara nga anëtarë
    të kësaj partije,kinse patriotike.Plaëkitjen e popullit e arsyetojnë me patriotizmin të rejshëm,duke
    shfrytëzuar naivitetin e një pjese të maqedonasve,kryesisht të importuar nga shteti jugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP