Thaçi me 1 milion kundërthënie në një fjalim 1 minutësh

PDSH më në fund ka nis të modernizohet! Ajo nuk del më në tubime me flamuj partiak të lidhur bashkë me të VMRO-së, as lideri i tyre nuk thotë që do të jetë në Qeveri sepse do të fitoj partneri i tyre strategjik, por thotë se do të jetë në Qeveri sepse ka mandatin e popullit dhe do të ndodhe revolucion si në Ukrainë.

Të dashur shqiptar, a ka ‘mandat të popullit’ me vetëm 39 mijë vota, që në përkthim do të thotë vetëm 4 deputetë? BDI-ja dhe Teuta Arifi vetëm në Tetovë kishin gati se aq vota apo Artan Grubi i vetëm morri aq vota në qytetin e Shkupit.

Mandej Thaçi thotë, citoj: “E keni pyetjen pse u takova me Gruevskin? U takova për ti thënë se ti je gazda i tyre”. Në fakt, gazda i kujt është Gruevski!? Jo të më falni, gazda i BDI-së është vetëm populli shqiptar që e përkrah masovikisht që 12 vite. Ndërsa Gruevski është vetëm gazda i PDSH-së, e vërtetuar dhe e dëshmuar më pjesëmarrjen tradhtare të PDSH-së në Qeveri në 2006-2008 dhe në shumë raste tjera, si dhurata e Dollnenit për VMRO-në apo kandidimi i Iljaz Halimit për president. Vallë mund t’a mohojnë të PDSH-së këtë? Vallë mund t’i mohojnë dy takimet në pikë të ditës me kreun e shërbimit sekret Mijalkov!? Madje se Gruevski dhe VMRO janë gazda i PDSH-së e vërteton edhe epiteti VOJVODË që ju liderit të PDSH-së.

Më pas Thaçi thotë, citoj: “Ndali në kërpesh se më 27 do bëhet belaja e madhe”. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të zot të vetvetes dhe askush si ndal drejt synimit të tyre për liri dhe barazi. As më pak të ju vëndoj kërpesh. Shqiptarët kanë rrëzuar perandori me dhjetëra milionë banorë e kanë krijuar dy shtete të tyre në Ballkan e jo më të durojnë ti “lidh në kërpesh” një kryetar partie maqedonase që nuk ka më shumë se 400 mijë vota! Ky fjalor i Thaçit tregon nivelin e tij sepse i krahason shqiptarët me kafshët që duhet t’ju vëndohet kërpesh! Thaçi njëjtë patë thënë edhe për hoxhallarët se duhet nga 100 kryqe në ballë t’ju vëndohen dhe mandej ka fytyrë të del kërkoni përkrahjen e tyre.

Thaçi po ashtu tha, citoj: “Prej ditës së diel u jepnin infuzione hordhive të veta. Nuk do të jeni, dikush tjetër do të jetë në qeveri”. Mos e ka fjalën z.Thaçi për infuzionet që janë dhënë për njerëzit e tij, nga pritjet spektakulare prej 350 000 vota dhe fitimin e vetëm 39 000 votave të përziera, dhe vetëm 30 000 votave shqiptare. Sa për fjalën se kush do të jetë në Qeveri, mënyra se si e ka potencuar më duket tipike nga fjalori i Thaçit, nga që të njëjtën gjë ju’a thotë që 20 vite rishtazi njerëzve të tij.

Për fund, qesharake është edhe krahasimet e Thaçit me Erdoganin, Gylenin apo revolucionin në Ukrainë. Nuk bëhet revolucion zotëri Thaçi duke humbur në mëhallën tënde dhe në një Tetovë me 65 mijë votues shqiptar të marrësh vetëm 7 mijë vota. Nuk bëhet revolucion zotëri Thaçi të marrësh vetëm 1200 vota në Strugën shqiptare (e bërë nga BDI-ja) nga 40 000 votues potencial shqiptar. Nuk bëhet revolucion me 300 vota të fituar në Dibrën krenare me 14 000 votues shqiptar apo nuk bëhet revolucion zotëri Thaçi me 200 vota në Kërçovën shqiptare (e bërë nga BDI-ja) nga gjithsej 25 000 vota shqiptare!

Për fund, njerëzit e revolucionit janë tjerë, ata nuk kërkojnë ndihmë nga Mijalkov apo Gruevski kur duan vërtetë të vijnë në pushtet. Revolucionstët nuk kërkojnë ndihmë nga pushteti për të ardhur në pushtet – ato e përmbysin atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button