Nuk më besohet, por më pëlqen

“A shihesh me fqiun M’’? më pyeti një kushëri imi.
“Nuk shihem’’, i thashë.
“Pse? Po aq afër i keni shtëpitë“…
“Shkova disa herë, kurse ai s’erdhi asnjëherë“.
“Çudi’’, ma priti kushëriri, “M. m’u ankua se ti nuk shkon… se ti je izoluar… se ti…’’
“Po ti zgjidhe njerën nga këto dy të vërteta, përcaktohu për njërën, për të vërtetën time ose të atij’’, e ndërpreva unë. Kushëriri shpejt e ndërroi temën e bisedës:
“A ke dëgjuar se edhe Gjorge Ivanovi është bërë pishman? Ka hequr dorë nga vendosmëria e tij për të mos ia dhënë mandatin Zaevit”.
“Ehe! Po si kështu?! Ai thoshte se kurrë nuk do t’ia japë mandatin një njeriu që e ka pranuar platformën tiranike”?!
“Po edhe burrat detyrohen ndonjëherë ta shkelin fjalën”.
“Mos e ka shkelur atë dikush në gisht”?
“Bosh ver”! më tha kushëriri. “Po tregomë a ka gjë nga Ministria e financave”?
“Çfarë të ketë”?
“A do të na i japin subvencionet ne bujqve”?
“Ku ta di unë… Kanë thënë se – po”…
“Nejse, nejse”…
“Ndal, ndal!… tregomë çfarë ndodhi me Gjorgen?”…
“Ehuuu! Ku ta di unë!… Sot i paska zbutur fjalët. Paska thënë se nuk ka problem që nuk zgjidhet”…
“Bre”! Kush të tha”?
“Fqinji yt, M.”…
“Ai, a”?
“Po”…
“Hëëë”! i thashë kushërit, mirëpo ai e lexoi dyshimin në fytyrën time.
“A nuk të besohet, a”?
“Fjalëve të M. nuk u besoj fort. Po kësaj radhe më pëlqyen. Po i marr si të vërteta”.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button