Shkup, plaçkitje në një bastore

Një person i panjohur i armatosur mbrëmë ka kryer plaçkitje në një bastore sportive në Draçevë me ç’rast ka marrë rreth 300.000 denarë.

Siç njofton MPB-ja, për incidentin mbrëmë rreth orës 22:12 në NJIK-Shkup është denoncuar se ka ndodhur në rr.”Ratko Mitroviq”, më saktësisht në bastoren sportive “Sport Lajf”.

“Nga ana e një personi të panjohur me kërcënim me pistoletë është kryer plaçkitje ndaj të punësuarit me ç’rast janë marrë shumë parash prej rreth 300.000 denarësh”, citohet në kumtesë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimit të plotë të veprës penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button