Reagon LSDM: Ja kujt i shërbeu Çavkov, do të përgjigjet

Në një reagim të LSDM-së thuhet se Mitko Çavkov si udhëheqës i shtabit operativ në MPB në momentet e dhunës dhe skenarit të përgjakur në Kuvend ka qenë i kapshëm vetëm për Nikolla Gruevskin dhe për askënd tjetër në këtë shtet. Këtë e pranoi personalisht Nikolla Gruevski.

Ky është edhe një vërtetim se Çavkov, bashkë me Gruevskin, Ivanovin e Veljanovskin janë në mesin e porositësve të tentimit të organizuar për vrasjen e deputetëve nga ana e kriminelëve dhe vrasësve të sjellë në Kuvend si dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe të punësuarve tjerë. Ajo është vepër e rëndë penale, rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Çavkov dhe të gjithë të përfshirët në dhunën në Kuvend do të përgjigjen, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button