Hojt Ji me porosi të qartë: Zgjidhja e vetme për dalje nga kriza, formimi i Qeverisë

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, pas takimeve me partitë politike parlamentare dhe presidentin Gjorge Ivanov, deklaroi se SHBA nuk sheh ndonjë arsye që shumica e re parlamentare të mos merr shansë për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Besoj se është shumë me rëndësi për liderët politik që të gjejnë zgjidhje për krizën poltiike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeveria dhe program qeveritar. E dimë se ka shqetësime rreth programit qeveritar, por për atë duhet të debatohet dhe të votohet në Kuvend, jo jashtë. Zgjidhja e vetme e krizës është formimi i Qeverisë. Nuk shohim arsye që shumica parlamentare të mos fitojë shansë për formimin e Qeverisë. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.”, tha Hojt Ji.

Ai tha se janë shqetësuar pasi besojnë se është “një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, kuptoeht për shkak të krizë politike e cila po vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë”.

“Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlamend javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra”, tha Ji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button