Plaçkitet një farmaci në qendër të Shkupit

­Farmacia e Zeginit në qendër të Shkupit është plaçkitur mbrëmë nga një sulmues me maska, i cili me kërcënim nga e punësuara ka marrë para.

Siç thuhet në buletinin e sotëm të MPB­së, sulmi është kryer në orën 20. Në orën 21:30 nga Njësia për Njoftim dhe Komandë (NJNJK) u denoncua se rreth orës 20:10 minuta në rrugën “Mitropolit Teodosij Golloganov” në farmaci, një person i maskuar, ka hyrë brenda dhe me kërcënim të një mjeti të fortë nga e punësuara ka marrë tani për tani një shumë të pacaktuar të parave dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, njoftoi MPB.

Merren masa për gjetjen e personit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button