Fabrikë për selektim sekondar të mbeturinave do të ndërtohet afër Prilepit

Tek deponia “Alinci” në Komunën e Prilepit do të ndërtohet fabrikë për selektim sekondarë të mbeturinave, e para në Maqedoni. Ky investim do të jetë me vlerë prej rreth 60 milionë denarë dhe do të mundësojë 100 vende të reja pune.

“Fabrika planifikohet të rritet në kompleks modern me mbrojtje të ambientët jetësor, i cili do të mundësojë selektim të mbeturinave, përmirësim të aspektit ekologjik në gjithë rajonin dhe punësime të reja”, informojnë nga Komuna e Prilepit.

Në Komunën e Prilepit mesatarsht mblidhen rreth 90 deri 100 ton mbeturina në ditë. Ndërsa kjo fabrikë do të bëjë selektimin e mbeturinave nga deponia “Alinci”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button