Google shton paralajmërimet e përdoruesve rreth faqeve me lidhje HTTP

Në përpjekje për të rritur praninë e enkriptimit tek uebsajtet, Google tha në Tetor se do të paralajmërojë lidhjet HTTP në shfletuesin Chrome.

Praktikisht, Chrome filloi të shfaqet etiketimet si “e pasigurtë” në shiritin e adresës për faqes që lidhen përmes HTTP.

Por në modalitetin “Incognito” të shfletuesit, paralajmërimet shfaqen për çdo faqe me lidhje HTTP pavarësisht nëse përdorues po vendos ose jo informacion personal në të.

Duke filluar nga kjo javë, kjo qasje do të adoptohet edhe në modalitetin normal të përdorimit të shfletuesit. Në Janar Google kishte thënë se do të etiketonte si të pasigurta vetëm faqet me lidhje HTTP të cilat kërkonin një fjalëkalim ose detaje të kartës së kreditit.

Rreziku në këtë rast është transmetimi i të dhënave personale por edhe kofidenciale përmes lidhjeve të paenkriptuara duke i lënë të hapuara përballë hakerave.

Shumica e uebsajteve madhore kanë kaluar në HTTPS. Mund të përmendim Google, Twitter dhe Facebook. Që nga Janari ka patur reduktim të lidhjeve HTTP me 23% sipas Google. Edhe Firefox ka ndërmarrë masa të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button