ANTI-ISLAMIZMI

Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Paqja dhe selamet qofshin mbi Muhamedin sal’Allahu alejhi ue selem; mbi shokët e tij dhe gjithë ata që qëndrojnë në rrugën e tij deri Ditën e Fundit.

Propaganda është formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojnë qëndrimin e një komuniteti drejt disa arsyeve apo pozitave. Në kontrast me sigurimin e informacionit në mënyrë të paanshme, propaganda prezanton informacione kryesisht për të ndikuar një audiencë. Propaganda shpesh prezanton fakte të seleksionuara për të inkurajuar një sintezë të posaçme, apo përdor mesazhe të ngarkuara për të prodhuar reagime emocionale e jo racionale të informacionit të paraqitur. – kështu, përafërsisht, shpjegohet propaganda si definicion.
Por, çka është propaganda në teren dhe si e zhvillojnë elitat botërore një gjë të tillë në shoqërin tonë, do tentojmë të zbulojmë diçka në fjalët në vazhdim.

Njerëz të gutshëm, të etur për pushtet, të ndikuar nga ideologji të ndryshme; të tjerë shërbëtorë të “dhuruesve” të luksit, të dashuruar në jetën komode – veprojnë në jetërat e tyre si robër të diçkaje, varësisht asaj se, çka shohin si zotrues të tyre. Disa bëjnë atë që u thuhet; të tjerë bëjnë atë që e ndjejnë të nevojshme t’a veprojnë; prej njerëzve ka që, janë të detyruar të veprojnë; etj. Gjithë këta veprojnë në jetë, duke krijuar disa shoqëri të caktuara. Që të gjithë njerëz por, me qëllime dhe zhvillim të personalitetit të ndryshëm. 

Për të zhvilluar një zënkë, natyrisht, duhen dy(+) njerëz. Luftëra dhe zënka të filluara por, të papërfunduara, të elitave shoqërore, bëjnë që neve të viktimizohemi (nëse jemi të paanshëm) në çdo mënyrë; ose, e kundërta, të veprojmë dhe të ndikojmë krenarisht në shoqëri (duke u përkatësuar në njërën palë) – gjithsesi, duke gjykuar më të mirën për rrethin dhe shoqërinë.
Kur përmendim termin luftë, me të nënkuptojmë: vënie në funksion të dhunës, me qëllim final, fitoren. Luftërat zhvillohen në mënyra të ndryshme, prej luftërave verbale deri tek ato me karakter global, luftërat e ftohta.

Jemi dëshmitarë të një lufte mendore, e ashtuquajtura “luftë mediatike”. Duke filluar nga logot, emrat, simbolet e ndryshme në veshmbathjet tona, në kopertinat e librave të ndryshëm, në çanta, deri tek; gazetat/revistat vjetore, mujore, javore dhe ditore; në “ushqimin” ditorë të ekraneve televizive; në video-lojrat në kompjutër; në rrjetet sociale (ato fotografitë që na shfaqen kudo për t’I klikuar), deri tek bilbordet madhështore nëpër qytetet dhe metropolet botërore. Jemi të njoftuar, shumica prej nesh se, kompanitë e mëdha botërore paguajnë shuma maramendëse për të promovuar dhe reklamuar kompanitë e tyre. Vetëm për inçizim zëri për reklamë në vendin tonë paguhen njerëz deri më 100 euro. Është ndër luftërat më specifike dhe interesante që njeh njeriu. Gati se, çdo gjë e nxjerrur nga njeriu ka një mbishkrim të vetin. Duke filluar nga pikturat e piktorëve, gjer tek raketat, tanket, avionët dhe satelitet. 
Të gjitha këto të qëllimshme dhe me njëfarë arsye.

Duke i njohur këto rrethana, kthehemi në atë që unë, sot, e ndjeva të nevojshme të shkruaj. Sot, Amerika sikur fuqi botërore bashkë me aleatët e saj demokrat, në njërën anë; dhe Rusët komunistë në anën tjetër, bashkë me aleatët (ende të padefinuar) të saj, zhvillojnë një luftë, të ashtuquajturën “Luftë e mbisundimit”. Në gjithë këtë luftë, muslimanët shihen sikur vegla të tyre që ata do I përdornin për qëllimet e tyre, në luftën e paraparë. Por, do ishte krejt në rregull dhe me rend, sikur të mos ekziston “rebel” të cilët do u dilnin përballë dhe do u’a fshinin planet dhe kornizat e tyre, ashtu siç ata I kishin vizatuar. U shfaqën në një kohë kur çdo gjë shkonte nën kornizat e të vizatuarës. Dhe, përnjëherë një rizgjim masiv, bëri që këta “rebel” tashmë të shihen sikur një Rrezik Global. Meqë, do u nevojiten armatimet për t’I shfrytëzuar për “Natën e Madhe” – që do t’a quaja unë – ata, që të dy, dëshirojnë të mos ekzitoj diçka që quhet Islamizëm (përderisa, nuk është problem të ekzistoj demokracizmi dhe komunizmi). Qindra-miliarda dollarë të harxhuara për “disa rebel” në Irak, Afganistan, Jemen, Somali, Çeçeni, Filipinë, etj. Dhjetëra-mijëra mercenarë të ngordhur në, po këto toka. Qindra aeroplan, avionë ushtarak, tanqe e hermelina, të shkatërruara nga po këta “rebel”. – Rezultati: IMPOSSIBLE MISSION (mision i pamundur).

Tashmë, është vënë në funksion plani B. Plan i cili deri më tani u ka dalë më i suksesshëm se i pari,i ashtuquajturi plan Përçaj dhe sundo. Sot, në vendet në të cilat muslimanët luftohen, mund të hasim në shumë sekte dhe grupacione të ndryshme që veprojnë. Duke mos u futur në detaje, deshta vetëm sa për ilustrim t’u përmend rastin e Sirisë dhe ketibeve që veprojnë atje.
Sidoqoftë, edhe një plan, sikur planet dhe strategjitë që janë menduar më herët nga ana e tyre, e që të gjitha u zhytën në baltën e shkatërrimit.

Andaj, neve si besimtarë nuk na takon të shtirremi indiferent në këtë kohë të sprovave. Neve, o sot, (o s’di kur) duhet t’a marrim hapin dhe t’a vëmë vetën në njërën anë.

Dhe: “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se Allahu nuk do ta bëjë tokën t’i përpijë ata, ose se nuk do t’u vijë atyre dënimi nga nuk e mendojnë. Ose t’i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për në tregti) e ata nuk mund t’i shpëtojnë atij. Ose do t’i kapë ata duke qenë në panik. Pra, vërtet, Zoti juaj është i Butë, i Mëshirshëm (prandaj nuk u’a ngut dënimin).” (16:45-47)

Lajme të ngjashme

Back to top button