Rama: Shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta me maqedonasit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka folur edhe për krizën në Maqedoni dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi në drejtën tonë që fqinjëve tanë maqedonas t’iu kujtonim se do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni, që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtetformuese, janë një nga dy entitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se Shqipëria dëshiron një Maqedoni stabile, të zhvilluar demokratisht dhe ekonomikisht, duke shtuar se dëshirojnë që Maqedonia të jetë shëmbëlltyrë harmonisë mes fqinjëve, dhe vendi që asnjë shqiptarë të mos ndjehet qytetarë i dorës së dytë.

Kryeministri i Shqipërisë ka konfirmuar se Aleanca e Partisë Socialiste në listën e saj për deputetë ka përfshirë edhe një kandidate të minoritetit maqedonas.

“Thirrja e përsëritur për qetësi, durim dhe sa më shumë vullnet, edhe në këto kushte vështira, për të mos u përfshirë në një konflikt politik dhe për mos të lejuar që shqiptarët të përdoren si alibi për atë konflikt është shprehje kuptimplotë e dëshirës sonë të madhe që Maqedonia të kapërcejë këtë krizë që vazhdon përshkallëzohet, ku fatkeqësisht lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët”, ka theksuar ndër të tjera Rama.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Vmro as qe e ka ndermend te leshoj pe, sipas deklarates se fundit te dhene , ajo edhe me teper r nxeh situaten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button