Bayerni kampion i Gjermanisë, thellon rekordin historik (VIDEO)

Bayern është shpallur kampion i Bundesligas për herë të pestë me radhë.

Tri xhiro pa përfunduar Bundesliga, Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë, pasi shkatërroi Wolsfburgun me rezultat 6:0, teksa ndjekësi më i afërt, RasenBallsport Leipzig barazoi 0:0 me Ingolstadtin, shkruan Gazeta Express.

Kjo bëri që djelmoshat e Ancelottit të shpallen edhe matematikisht kampion tri xhiro para fundit, duke fituar kështu titullin për herë të pestë me radhë.

Bayern vazhdon ta thellojë rekordin sa i përket triumfit me radhë. Askush më parë në Gjermani nuk e ka fituar as katër herë me radhë.

Golat në këtë mbrëmje magjike dhe feste për bavarezët, i shënuan Robert Lewandowski (36’ e 45’), Alaba (19’), Robben (66’), Muller (80’) dhe Kimmich (85’).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button