Reks Tilerson propozon që të shkurtohen 2.300 vende pune në Departamentin e Shtetit

Burime zyrtare thonë se sekretari i Shtetit i SHBA-së Reks Tilerson propozon që të shkurtohen 2.300 vende pune, në kuadër të shkurtimeve serioze në buxhetin e Departamentit të Shtetit për vitin e ardhshëm financiar, transmeton BTA.

Burime zyrtare, të cilët janë të njoftuar me propozimin, thonë se zvogëlimi i vendeve të punës do të shoqërohet me uljen e numrit të diplomatëve të rinj të angazhuar dhe bashkim i mundshëm midis Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar.

Shkurtimet dedikohen për rreth tre për qind nga gjithë personeli i repartit, i cili numëron përafërsisht 75.000 persona.

Burimet të cilët kërkuan të mbeten anonim, thanë se propozimi i Tilersonit është bërë në pajtueshmëri me kërkesën e Drejtorisë buxhetore-administrative të SHBA-së që të zvogëlohen buxhetet e Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar për 31 për qind, përmes zvogëlimit serioz të programeve për ndihmë të huaj.

Shkurtimet e propozuara buxhetore nga Tilerson janë në vlerë prej 26 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button