BE, SHBA, OSBE dhe NATO: Shqetësim serioz pasi autoritetet nuk arritën të pengojnë sulmin

Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s në deklaratën e përbashkët në mënyrën më të ashpër dënuan, siç thuhet, sulmin e organizuar në Kuvend.

“Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për të siguruar sigurinë e nevojitur për deputetët e parlamentit dhe gazetarët prezentë në vendngjarjen. Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulme ndaj vetë demokracisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në njoftim ata më tej thonë se presin veprat penale së shpejti të hetohen, se organizatorët dhe kryerësit e sulmeve do të nxirren para drejtësisë ndërsa gjykata do të veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë, organizatorët dhe autorët e sulmit të sillen para drejtësisë dhe gjyqësori të veprojë në mënyrë të pavarur. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të përmbajtur , shmangen provokimeve dhe të mbeten të qetë. Dhuna nuk është mënyra për përparimin e shtetit apo shoqërisë”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button