Dënohen ngjarjet e fundit politike nga të rinjtë

Forumi Rinor Evropian (FRE), trupi më i madh përfaqësues i të rinjve në Evropë dhe Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë me kumtesën e përbashkët i dënojnë ngjarjet e fundit politike dhe shkeljen e proceseve të qeta dhe demokratike, si dhe involvimin e të rinjve në to.

“E shprehim brengosjen tonë që në mesin e personave të cilët në mënyrë të dhunshme e shprehën pakënaqësinë e tyre ndodheshin edhe të rinj. Kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësisë është në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane. Shtesë ne e mbështesim lirinë e shoqërimit dhe lirinë e shprehjes dhe kërkojmë të gjitha palët të përmbahen nga çdo thirrje për dhunë dhe gjuhë të urrejtjes”, thuhet në kumtesën e Këshillit nacional për të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button