RDM: Kërkojmë dënimin e të gjithë organizatorëve të sulmit të dhunshëm në Kuvend

Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në kumtesën deri tek mediat e dënoi dhunën në Kuvend në të cilën, siç thonë, janë lënduar rëndë qindra persona, ndërsa i gjithë kombi përjetoi traumë të rëndë.

“Ishim dëshmitarë të mosfunksionimit të institucioneve. Kërkojmë përgjegjësi urgjente dhe dënimin e të gjithë organizatorëve dhe zbatuesve të sulmit të dhunshëm në Kuvend. Të gjithë së bashku duhet të sigurojmë mbrojtje dhe funksionim normal dhe profesional të institucioneve, të cilat janë garantuesi i vetëm për zbatimin e rendit demokratik”, thuhet në kumtesën e RDM-së.

Vetëm një zgjidhje e mirë dhe demokratike e krizës, siç thuhet në kumtesë, mund të sigurojë paqe dhe stabilitet të Republikës së Maqedonisë, si dhe se vetëm qytetarët munden përsëri të vendosim besim dhe miqësi midis tyre, duke i tejkaluar ndarjet partiake dhe duke mos lejuar që të keqpërdore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button