OSBE kërkon respekt për Parlamentin dhe institucionet demokratike në Shkup

Njeriu i parë i OSBE-së për demokraci dhe të drejtat e njeriut, Michael Georg Link, drejtoi kritika të ashpra për ngjarjet e mbrëmshme dhe dhunën mbi deputetët në Shkup dhe kërkoi masa urgjente që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të qetë, përcjell Portalb.mk. 

“Apeloj për dialog të shpejtë në Parlament që urgjentisht të sjell zgjidhje jo të dhunshme”, ka deklaruar Link.

Duke e theksuar rëndësinë e Parlamentit si njëri prej rrënjëve të demokracisë, ai paralajmëroi se frika dhe dhuna fizike nuk kanë vend në sistemin demokratik.

“Funksionimi i sigurt i Parlamentit është kyç për debat konstruktiv dhe të arsyeshëm mes deputetëve të përzgjedhur. Debati është i patjetërsueshëm që të ruhet pluralizmi dhe të tejkalohen ndasitë”- shtoi më tej ai.

Link theksoi se nga OSBE janë të gatshëm që të asistojnë për përkrahje të proceseve demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button