PE: Të konfirmohet përgjegjësia politike për destabilizimin e vendit

Eduard Kukan nga Partia Popullore Evropiane, Knut Flekenshtajn nga Partia Socialiste dhe Ivo Vajgël nga Partia Liberale në Kuvendin Evropian “Kategorikisht i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve demokratik të zgjedhur në Kuvend”, njofton Portalb.mk.

“Këto akte të dhunës në Kuvend janë sulm ndaj vullnetit demokratik të qytetarëve të vendit dhe janë totalisht të papranueshme në çfarëdo kushte dhe nën çfarëdo norme demokratike. Ne ftojmë për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë si dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia të sigurojnë siguri në Kuvend. Kryerësit e këtyre akteve të papranueshme të dhunës duhet të identikikohen dhe dënohen dhe patjetër të konfirmohet përgjegjësia politike për destabilizimin e vendit dhe pasojat duhet të diskutohen”. Thonë të tre deputetët ndërmjetësues në krizën e Maqedonisë.

Ata njëkohësisht e përshëndesin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button