Tentativa për vrasje është mes lëndëve të veprave penale për dhunën në Kuvend

Sulmi i mbrëmshëm në Kuvend dhe dhuna ndaj gazetarëve dhe deputetëve duhet të jenë lëndë të shumë veprave penale, thonë juristët për Fokus, njofton Portalb.mk.

Mes tyre janë edhe përpjekjet për vrasje, shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore, rrezikimi i sigurisë, dhuna ndaj organeve më të larta shtetërore, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizime dhe të tjera.

Sipas avokatit Xvonko Davidoviq, inçizimet tregojnë se te disa deputet, si te Ziadin Sela dhe Zoran Zaevi ka ekzistuar përpjekje për vrasje. “Po të mos e mbronin Zaevin persona të tjerë nuk e di se si do të përfundonte mbrëmë, lëndime të rënda trupore. Asnjë nga BDI-ja nuk është i lënduar, nuk janë lënduar as edhe shumë persona të tjerë, saktë kanë qenë të targuar persona të caktuar dhe ka qenë qëllimi që ata njerëz fizikisht të likuidohen dhe lëndohen dhe kjo ka qenë definitivisht përpjekje për vrasje. Këtë dikush u tregonte nga brenda sulmuesve, ata në çdo rast dinin ku ndodheshin dhe kanë qenë të koordinuar nga njerëzit brenda”, tha Davidoviq.

“Ka edhe keqpërdorime të detyrës zyrtare nga ana e drejtorit për siguri publike Mitko Çavkov. Me atë që nuk ka të arrestuar, përsëri aplikohet drejtësi selektive, prokurori është prokuror për Revolucionin Laraman dhe jo kur është në pyetje plani i orkestruar dhe pas asaj shihet kush e kush”, tha Davidoviq.

Profesori Gordan Kallajxhiev tha se gjithashtu është parashikuar përgjegjësi për ato që kanë ftuar dhe kanë nxitur duke përfshirë edhe Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button