ASHMMAA: Dënim për sulmet ndaj gazetarëve, mediat të informojnë të mënyrë objektive dhe të paanshme

gjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA) ashpër e dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe ekipeve të gazetarëve, gjatë ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Në momente të tilla tensionuese, me rëndësi të madhe është t’u mundësohet profesionistëve medial pa pengesa dhe sigurt ta kryejnë punën e tyre. Ata janë atje ta informojnë opinionin për ngjarjet aktuale shoqërore politike dhe që këtu, çdo dhunë për ata është e papranueshme dhe paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes”, qëndron në kumtesën nga Agjencia.

Njëkohësisht Agjencia thekson se në situata të tilla edhe mediat duhet të piqen në peshën e rolit të tyre dhe ta ndërmarrin përgjegjësinë të njoftojnë objektivisht dhe në mënyrë të pa anshme, të mos transmetohen spekulimet dhe informacionet e pa kontrolluara, dhe të mos fshihen fakte dhe të mos e nxehin tensionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button