Në Spitalin e vjetër të qytetit mbrëmë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 48 persona

Gjatë natës së kaluar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në kontroll janë paraqitur 48 persona tek të cilët janë bërë të gjithë analizat laboratorike dhe radiologjike. Prej tyre janë hospitalizuar gjashtë persona. Kanë dominuar lëndime në kokë, qafë, ndërsa në orët e mëvonshme kishte lëndime nga shok bombat – me të prera, deklaroi sot drejtoresha e këtij Institucioni shëndetësor publik Jasminka Çabukovska.

Ajo tha se të gjithë pacientët janë në gjendje të përgjithshme stabile. Nga ta, theksoi ajo, katër persona mëngjesin e sotëm janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Mbeten dy prej të cilëve njëri i cili ka lëndim të gilcës së Akilit me siguri do të mbahet në spital edhe për një kohë”, potencoi Çabukovska.

Ajo tha se pjesa më e madhe e të lënduarve kanë qenë civilë, si de katër nga forcat e sigurisë të cilët pas ndihmës së dhënë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Shtoi se tek ata deputetë nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë punuar katër ambulanca urgjente për dallim nga ditët e zakonshme kur punon një.

Çadikovska informoi se për ditët e festave do të organizohen me ekipe plotësuese në thirrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button