Gjermani fajëson Gruevskin për ndodhitë në Kuvend

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, sot  e drejtoi gishtin nga VMRO-DPMNE si përgjegjëse për sulmin e dhunshëm në Kuvend. Ai pret formim të shpejt të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Sulmi në Kuvendin e Maqedoni i cili ndodhi në natën e kaluar është e papranueshme”, porositi nga Valeta, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel.

“Përfundimisht atje duhet të formohet Qeveri. Ka pasur zgjedhje demokratike”, tha Gabriel, përpara fillimit të takimit të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së në Maltë.

“Plotësisht është e papranueshme që partia në pushtet refuzon ta bëjë atë, ndërkaq përkrahësit e tyre e sulmojnë Kuvendin dhe i rrahin deputetët”, tha Gabiel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button