Meçkarovski do të referojë në ndeshjen Shkupi – Shkëndija

Është bërë tërheqja e shortit për dy xhirot e radhës që do të luhen në luadër të Ligës së Parë të Maqedonisë të dielën me 30.04.2017 dhe me 03.05.2017. Padyshim se ndeshja më interesante në xhiron e 30-të, do të luhet në Shkup, ku në stadiumin e Çairit takohen dy ekipet shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija, ndërsa në këtë ndeshje sipas shortit drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkaorvski, ndërkohë një tjetër ndeshje interesante do të luhet në Tetovë, ku Renova në cilësinë e nikoqirit do të pret Rabotniçkin. Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev.

Ndërkohë të mërkurën në program do të jetë xhiroja e 31-të, ndërsa në këtë javë Shkëndija do të luajë si mysafire e Pobedës, ku drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev, ndërkohë në derbin tjetër shqiptar, takohen Renova dhe Shkupi, ku do të referojë arbitri konstantin Vllaho. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button