Të gjitha pyetjet pa përgjigje nga “drama” e mbrëmshme përpara dhe në Kuvend

Sot në mëngjes rreth ndërtesës së Kuvendit situata është e qetë, ndërkaq të njëjtën e ruajnë forcat e policisë. Atje janë të mbledhur dhjetëra qytetarë dhe kanë vendosur tenda. Të gjithë të punësuarit në Kuvend janë në punë, njofton Portalb.mk.

Pas “dramës” së vërtetë, ngelin shumë pyetje të cilat nuk kanë përgjigje për hyrjen e dhunshme në godinën e Kuvendit, dhe për sulmet fizike ndaj deputetëve dhe gazetarëve:

  • Kush ia hapi dyert turmës?
  • Pse funksionarët policor, përqafohet dhe puthen me persona nga turma?
  • Pse është vonuar intervenimi policor?
  • Pse nuk ka të arrestuar?
  • Kush ka shtënë?
  • Nuhiu a ka mundur të sjell vendime?
  • Pse Ivanov nuk e dënoi dhunën?
  • Pse “liderët” e turmës publikisht kanë thirrur që të mos ketë dhunë dhe pastaj nuk e dënuan të njëjtën?
  • Personat me kapela a janë përfaqësues të të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët”?
  • Pse sigurimi i Zaevit aq keq reagoi?
  • Pse askush nuk e mbrojti Sheqerinskën?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button