MPJ-ja me dënim për incidentin në Kuvend

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë kumtoi se fuqishëm e dënon çdo akt të dhunës, duke e përfshirë edhe incidentin e mbrëmshëm të dhunshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që assesi nuk guxon të jetë mënyrë për përballje me sfidat.

Ministria e Punëve të Jashtme apelon për mbështetjen e dialogut midis krerëve politikë në kuadër të institucioneve, me respektim të plotë të rregullit kushtetues, si rrugë e vetme drejt zgjidhjes së qëndrueshme të krizës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button