OKB: Dhuna ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është e papranueshme

Nga Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se me shqetësim të madh i ndjekin zhvillimet e situatës në Maqedoni dhe njëkohësisht ftojnë për qetësim dhe përmbajtje, njofton Portalb.mk.

“Dhuna drejtuar drejt institucioneve demokratike dhe përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është e papranueshme”, theksohet në deklaratën e shkruar nga zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratë, të publikuar në ueb faqen e interneti të Organizatës Botërore, ftohen të gjitha forcat politike, që nëpërmjet mjeteve demokratike t’i zgjidhin mospajtimet ndërmjet veti, në pajtim me Kushtetutën me qëllim që pa zgjatje të kalohet bllokada politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button