MPB do të mbajë konferencë për shtyp për ndodhitë në Kuvend

Siç edhe u paralajmërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, kjo ministri sot në ora 12.30 do të realizojë konferencë për shtyp për të treguar edhe raportin përfundimtar të ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ashtu edhe siç u shpreh ministri Nuhiu, kjo ministri do të jep numër të saktë të qytetarëve, deputetëve dhe policëve të lënduar dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuara nga sulmet fizike të protestueve “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët të irrituar për zgjedhjen si kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin kanë depërtuar me dhunë në këtë insitucion duke sulmuar dhe demoluar gjithandej.

Për më shumë informata Portalb do t’ju sjellë drejtpërdrejtë në fejsbuk prononcimin e ministrit Nuhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button