Ja si është sot situata në Kuvend (FOTO)

Rrugë të qarkullueshme, komunikacion i normalizuar, qarkullim i madh i qytetarëve, transport publik i kënaqshëm, prani e madhe e policëve në rrugët afër objektit të Kuvendit të Maqedonisë dhe rreth tij, shkruan Portalb.mk.

Kështu duket sot Shkupi por edhe hapësira afër Kuvendit të Maqedonisë pas situatës së djeshme ku protestuesit e “Maqedoni të përbashkët” depërtuan në këtë institucion duke hyrë në sallën e këtij insitucione me çka të tensionuar dhe acaruar sulmuan këtë objekt duke e shkatërruar pothuajse plotësisht dhe duke sulmuar fizikisht deputetë dhe gazetarë e kameramanë të shumtë.

Edhe ata pak policë që ishin të pranishëm në Kuvend nuk reaguan me kohë dhe në mënyrë të shpejtë dhe si pasojë e kësaj situata erdhi deri në atë gjendje që ishte, kështu së paku e vlerësoi tërë këtë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu për Portalb.

Nuhiu gjithashtu bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar tre deputetë të lënduar, 13 policë dhe një numër i madh i qytetarëve për të cilët nuk ka numër të saktë.

Ai gjithashtu njoftoi se për numër të saktë të  të lënduarve do të mbajë sot konferencë për shtyp për të treguar edhe balansin përfundimtar të ditës së djeshme.

Por, krahas deputetëve të cilët u dëmtuan fizikisht edhe objekti i Kuvendit ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sot Portalb tentoi të merr pamje nga ky objekt, por kjo u pamundësia nga sigurimi me arsyen se pritet të vëzhgohet vendi nga ekspertët për të regjistruar dëmet.

Nga kjo arsye e mosmundësisë që të kemi qasje gjithashtu u bë e ditur se tash për tash nuk ekziston mundësia që sot të kemi zhvillim të seancës konstituive.

LEXO: Ja çfarë thonë partitë për ftesën e Ivanovit për takim liderësh

LEXO: Ngjarjet e fundit në Kuvend, normalizohet situata (FOTO+VIDEO)

Pamjepara Kuvendit të Maqedonisë
Pamjepara Kuvendit të Maqedonisë
Pamje para Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017

Pamje brenda Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017
Pamje brenda Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017

5

Pamje brenda Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017
Pamje brenda Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017
Pamje para Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017
Pamje para Kuvendit të Maqedonisë, 28.04.2017

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button