Flet Agim Nuhiu për ngjarjet në Kuvend

Agm Nuhiu për Alsat konfirmoi se policia po tenton të hap një kordon për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar.

“Unë dua të saktësoj për opinionin se ne me kohë themeluam një shtab, kam emëruar person përgjegjës. Vlerësimet e mia të para janë se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur për të realizuar planin që kishim hartuar më parë. Megjithatë policia aktualisht është në godinën e Kuvendit dhe po bën përpjekje për të nxjerr  nga kuvendi deputetët dhe gazetarët”, tha Nuhiu.

Nuhiu tha se situata po normalizohet, është drejt qetësimit. Ai konfirmoi se ka deputetë, gazetarë dhe përfaqësues të policisë të lënduar nga protestuesit. Sipas tij policia dalëngadalë po kthen nën kontroll situatën dhe pas pak pritet edhe evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Kuvend. Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për intervenimin e vonshëm të policisë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ministrat e Bdi duhet te japin automatikisht dorwheqje per ceshtje morale, ndersa Ky Nuhiu duhet te ballafaqohet me ligjin per mos reagim ne kohe tw duhur per mbrojtjen e kuvendit dhe kuvendaret…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button