“Haradinaj të mos gëzohet, do të vazhdojmë ta ndjekim”

Ish-prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka asnjë arsye për t’u gëzuar, pasi që Serbia do të vazhdojë ta ndjekë, raporton KTV.

“Ramush Haradinaj nuk duhet të gëzohet. Ai nuk është liruar nga aktakuza, pasi që ajo ende është e ngritur kundër tij. Besoj se ne do të jemi insistues për ta ndjekur edhe në vazhdim”, ka thënë Vukçeviq.

Ai ka thënë se ka fakte të mjaftueshme për ta dënuar Haradinjan për krime lufte.

Sipas tij, Prishtina nuk ishte e sigurt se Haradinaj do të lirohej, dhe se atje kishte frikë të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button